Pike vazhdon kontratën me Barcelonën

Qendërmbrojtësi spanjoll, Zherard Pike ka vazhduar kontratën me Barcelonën edhe për 4 vite të tjera. Ai do të luajë me Barcelonën deri me 30 qershor të vitit 2022, ndërsa në marrëveshjen e re ekziston klauzolë sipas së cilës largimi i tij do të kushtojë plotë 500 milion euro.

Pike deri më tani me Barcelonan ka zhvilluar 421 ndeshje zyrtare, duke shënuar edhe 37 gola. Sa u përket trofeve, ka fituar gjithçka që mund të fitohej në nivel klubesh, duke fituar 3 tituj në Ligën e Kampionëve, 6 tituj në La Liga, 5 trofe në kuadër të Kupës së Spanjës, 5 në kuadër të Superkupës së Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 trofe në kuadër të Botërorit për Klube.

Leave a Reply