Renditja më e re e FIFA-s, Shqipëria +2 vende, Kosova -1

Federata ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen më të re për muajin janar, teksa ka lajme të mira për Kombëtaren shqiptare. “Kuqezinjtë” janë ngjitur me dy vende në renditjen e re, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 60-të.

Edhe pse të besuarit e trajnerit Kristian Panuçi nuk kanë zhvilluar asnjë miqësore,  Shqipëria ka fituar pikë, duke përfituar nga rënia e Arabisë Saudite.

Ndërkohë sa i përket përfaqësueses së Kosovës, ajo ka shënuar sërish rënie, kësaj rradhe për një vend, me ç’rast tashmë renditet në pozitën e 178-të.

14 vendet e para nuk kanë pësuar asnjë ndryshim, me Gjermaninë që mban kryesimin me 1602 pikë, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.

Leave a Reply