Pele shtrohet në spital

Legjenda e futbollit botëror, Pele, është shtruar në spital pasi kishte humbur ndjenjat në shtëpinë e tij. Të afërm të 77-vjeçarit informuan se ai është shumë i lodhur, dhe se mjekët kanë vendosur në sistematizim tre herë kampionin e Botës. Ai u është nënshtruar analizave dhe do të qëndrojë në spital derisa të kuptohet shkaku i humbjes së ndjenjave.

Kësisoj për shkak problemeve shëndetësore, “Mbreti i Futbollit” nuk do të mund të vizitoj Londrën gjatë fundjavës, ku duheshe të pranoj një çmim.

Pele për herë të fundit para opinionit sportiv ishte paraqitur gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas në shortin e hedhur në Moskë për ndeshjet në grupe të KB “Rusi 2018”. Në atë ceremoni Pele ishte paraqitur me një pajisje ndihmëse, që e ndihmonte atë për të ecur.

Leave a Reply