Altin Lloga largohet nga FC Struga, transferohet në elitën e futbollit vendor

Altin Lloga ka vendosur që të largohet nga FC Struga Trim Lum dhe të vazhdojë karrierën në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

28-vjeçari ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te skuadra e Pobedës nga Prilepi, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Lloga gjatë sezonit aktual në Ligën e Dytë – Perëndim ishte ndër futbollistët më të mirë në rradhët e skuadrës strugane, duke shënuar edhe 8 gola. Ai gjithashtu ishte ndër ata futbollistët që me FC Strugën shkruajtën historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Dytë, ndërsa transferimi i tij te Pobeda është një hap para për këtë futbollist, i cili gjatë karrierës së tij, gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat e Gostivarit dhe Vëllazërimit në Maqedoni, si dhe me Elbasanin, Laçin dhe Kamzën në Shqipëri.

Leave a Reply