Çelzi i pamëshirshëm ndaj Brajtonit (VIDEO)

Çelzi është treguar shumë i pamëshirshëm ndaj Brajtonit, duke mundur këta të fundit në transfertë me rezultatin 0:4, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e 15-të sezonale për të besuarit e trajnerit Antonio Konte, që në këtë mënyrë barazohen me Junajtedin me pikë në pozitën e dytë në renditje.

Fitoren e “bluve” nga Londra e paralajmëroi Eden Hazard me golin e realizuar vetëm pas 3 minutave lojë, ndërsa nuk zgjati shumë dhe tre minuta më vonë Vilian shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultat 0:2.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa po aq gola të përzgjedhurit e Kontes shënuan edhe në pjesën e dytë, ku sërish në skenë doli belgu Hazard me golin e shënuar në minutën e 77-të, ndërsa golin e fundit të takimit për rezultat përfundimtarë, Brajton 0, Çelzi 4, e vendosi Moses një minutë para fundit të takimit.

Leave a Reply