Gostivari godet fuqishëm në merkato, sjellë tre super futbollistë

Skuadra e Gostivarit, një ndër pretendentët kryesor për tu ngjitur në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka bërë një goditje të trefishtë në merkato, duke sjellë në rradhët e veta tre super futbollistë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për tre ish pjesëtarë të FC Shkupit, Florent Osmani, Fatmir Arifi dhe portierin Jasir Bajrami, të cilët së fundmi kanë luajtur nëpër skuadra të ndryshme, ndërsa me Gostivarin janë lidhur deri në fund të sezonit, me opcion për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër. .

Florent Osmani te Gostivari vjen nga rradhët e EuroMilk, Fatmir Arifi rikthehet pas aventurës së tij të shkurtë në Gjermani te skuadra e FC Kosova – Hamburg, teksa Jasir Bajrami vjen nga rradhët e Vllazniës së Pozheranit të Kosovës.

Ky i fundit ishte njëri ndër më të merituarit për suksesin historik të skuadrës nga Pozherani, që për herë të parë këtë vit arriti të luaj në Superligën e Kosovës. Ai pritet të jetë portieri numër një te skuadra e trajnerit Mensur Jakupi, i cili gjithashtu ka përfituar shumë në cilësi edhe në repartin ofenziv me angazhimin e Florent Osmanit dhe Fatmir Arifit.

Leave a Reply