Skandali me dopingun, Shqipërisë i hiqet e drejta për Europianin e Peshëngritjes

Më 23 mars në Shqipëri ishte programuar të zhvillohej Kampionati Europian i Peshëngritjes, por skandali i fundit i dopingut me këtë sport ka prishur gjithçka.

Pak ditë më parë, peshëngritësja Romela Begaj rezultoi pozitive në testin antidoping për Kampionatin Botëror të zhvilluar më shumë se një muaj më parë në Amerikë, ku ajo fitoi medalje.

Ishte hera e dytë që ndodh kjo gjë me Romela Begajn dhe më pas presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, dha dorëheqjen.

Tani vjen edhe goditja nga Federata Europiane e Peshëngritjes, që i ka komunikuar Federatës Shqiptare të Peshëngritjes se Shqipëria nuk ka më të drejtë ta organizojë Kampionatin Europian.

Leave a Reply