Memushaj pranon ofertën e Barit, pritet transferimi!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj ka pranuar ofertën e skuadrës së Barit. Këtë e ka zbuluar “Gazzetta Dello Sport” e cila shkruan se Memushaj pret vetëm dritën jeshile të skuadrës së tij Benevento dhe të transferohet te Bari.

Në fakt, sikurse thekson kjo e përditshme, për futbollistin e Kombëtares Shqiptare kishte ardhur një ofertë edhe nga Empoli, por ajo e Barit ishte me kushte më të mira, ndaj Memushaj ka preferuar të jetë nën urdhrat e trajnerit Fabio Grosso.

Zyrtarizimi i marrëveshjes, nga e cila Benevento do të përfitojë 500 mijë euro, pritet të ndodhë para fundjavës.

Leave a Reply