Sevilja mund sërish Atl.Madridin, kalon me stil në gjysmëfinale (VIDEO)

Sevilja edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale ka shënuar fitore ndaj Atletiko Madridit, duke u kualifikuar me meritë për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 2:1 në Madrid, sonte të besuarit e trajnerit Vinçenco Montella në “Ramon Sançez Pizhuan” mundën ekipin e Diego Simeones me rezultatin 3:1.

Kualifikimin e tyre e paralajmëroi Eskuerdo me golin e shënuar që në minutën e parë, ndërsa gjithçka që bënë “jorganxhinjët” në këtë ndeshje ishte goli i barazimit i shënuar në minutën e 13-të nga ana e Antuan Griezman.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë në tërësi foli për andaluzianët, të cilët shënuan dy gola të tjerë, që i dhanë një goditje të rëndë skuadrës së Atletiko Madridit, që edhe këtë vit nuk do të mund të shpresoj në ndonjë titull.

Ever Banega u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 48-të, ndërkohë në minutën e 79-të, Sarabia shënoi edhe golin e tretë Moja, i cili sërish morri besimin e trajnerit Simeone, kur janë në pyetje ndeshjet e Kupës së  Mbretit. Sevilja është gjysmëfinalisti i parë, ndërsa ditëve në vijim një gjë të tillë shpresojnë të arrijnë edhe tre TOP skuadrat, Real Madridi, Valencia dhe Barcelona, me këta të fundit që do e kenë paksa më të vështirë, duke pasur parasysh se do të duhet të përmbysin fitoren minimale të Espanjollit nga ndeshja e parë.

Leave a Reply