Ishte shok skuadre me Xhemailin, sot nënshkruajti me Barcelonën (VIDEO)

Mesfushori i Monreal Impakt, Zhan-Iv Tabla është transferuar te Barcelona. Talenti 18-vjeçar me “katalunasit” ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa fillimisht do të luaj me ekipin e dytë të Barcelonës.

Në marrëveshjen mes futbollistit dhe Barcelonës ekziston një klauzolë, sipas së cilës skuadra e interesuar për shërbimet e Tabla, do të duhet të paguajë 25 milion euro, ndërsa në rast vazhdimi të kontratës, atëherë kjo shumë do të rritej në 75 milion euro.

Futbollisti kanadez në MLS ligën amerikane debutoi gjatë sezonit të kaluar, duke regjistruar 21 ndeshje dhe dy gola të shënuar me ekipin e Montreal Impakt, ku luante bashkë me futbollistin tetovar, Blerim Xhemaili.

Ai gjithashtu është edhe pjesë e shpresave të Kombëtares kanadeze, për të cilën skuadër ka regjistruar 7 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

Leave a Reply