Fiton Volfsburgu, Leverkuseni i Memedit vazhdon të jetë surpriza e këndshme në Bundesligë (VIDEO)

Volfsburgu ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e fundit të javës së 20-të në Bundesligë, pasi si mysafir mundi  Hanoverin me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje për “ujqërit” e realizoi turku, Junuz Malli në minutën e 72-të, duke shënuar një super gol.

Bajer Leverkuseni edhe pas javës së 20-të do të mbetet në pozitën e dytë, ndërsa përveç kësaj do të mund të lëvdërohet edhe me një rekord të ri në nivel të klubit. Sot “aspirinët” nuk i dhanë asnjë shans Majncit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0 në “Baj Arena”. Në këtë mënyrë Leverkuseni ka arritur që të shënojë nga një gol në 25 ndeshje me rradhë në elitën e futbollit gjerman.

Goli historik u realizua nga Leon Bejlli në minutën e 48-të. Futbollisti ofenziv, të cilin mediat e përzgjodhën si futbollist №1 gjatë stinorit vjeshtor, shënoi një super gol, që ishte i 13-të këtë edicion, nga gjithsej 31 gola që ka shënuar Leverkuseni. Në minutën  e 68-të Bajeri përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi Vendel.

Me këtë fitore Leverkuseni mban pozitën e dytë me 34 pikë, ndërsa Volfsbrugu arriti në kuotën e 23 pikëve, duke mbajtur pozitën e 13-të.

Leave a Reply