Karate, Maqedonia U21 me 20 garues drejt Evropianit të Rusisë  

Përfaqësuesja U21 e karatesë së Maqedonisë në fundjavë do të jetë pjesë e Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U21 i cili do të zhvillohet në Rusi. Maqedonia në këtë eveniment do të merr pjesë me 20 garues, në mesin e tyre edhe katër shqiptarët Faik Veseli, Krenar Xhaferi, Ardit Marku dhe Doan Osmani. Pikërisht Doan Osmani shihet si shpresa më e madhe për të “rrëmbyer” medalje nga ky Europian, me të artën si cak kryesor. Maqedonia do të garojë në dy disciplinat kata dhe kumite.

“Jam i kënaqur me formën fizike dhe tekniko-taktike të garuesve të mi. Pres një karrakter të fortë, pa nënçmuar as veten dhe as kundërshtarin, mbrojtjen apo rezultatin pozitiv do ta ruajmë me sulm për të qenë më bindës te çdo rreth”, shprehet seleksionuesi i Maqedonisë U21, Arlind Huseini, i cili sërish do të jetë udhëheqës kryesor i Maqedonisë në një event të rëndësishëm. Kampionati Europian i karatesë për kadetë, juniorë dhe U21 do të zhvillohet në Soçi të Rusisë prej 2, deri më 4 shkurt.

Leave a Reply