Dortmundi prezanton sulmuesin e Çelzit, Batshuai

Vetëm disa minuta para mbylljes së merkatos së janarit në Gjermani, Borusia e Dortmundit ka prezantuar para publikut sulmuesin belg të Çelzit, Miçi Batçuai.

Ai te skuadra nga “Sinjal Iduna Park” do të luaj në formë huazimi, ndërsa e konsiderojnë si zëvendësues për Pier Emerik Obamejang, i cili për një shumë prej 63 milion euro u transferua te Arsenali.

Në kontratën e Batçuait me Dortmundin nuk ekziston klauzolë për blerjen e kartonit të tij.

Leave a Reply