Pogba transferohet në Superligën turke!

Skuadra e Gençlerbirligit që garon në Superligën e Turqisë,  është shumë afër marrëveshjes me Florentin Pogba, ndryshe vëllai i Poll Pogba të Mançester Junajtedit.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja franeze “L’Eqipue”, sipas së cilës tashmë drejtuesit e skuadrës turke janë në bisedime e sipër me futbollistin e Sent Etien.

Vëllau i yllit të Mançester Junajtedit, Poll Pogba, po kalon një periudhë të vështirë te skuadra aktuale e tij, duke regjistruar vetëm 5 ndeshje kampionale dhe një në kuadër të Kupës s Francës.

E gjithë kjo e bënë edhe më të qartë largimin e mundshëm të 27-vjeçarit nga rradhët e Sent Etien, pjesë e së cilës është që nga vera e vitit 2013-të. Florentin Pogba me fanellën e Sent Etien ka zhvilluar gjithsej 99 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Leave a Reply