Haxhi Krasniqi të shtunën përballë polakut Bartlomiej Grafka

Haxhi Krasniqi pas 10 muajve, rikthehet në ringun profesionist të boksit. Krasniqi të shtunën do të ndeshet me polakun Bartlomiej Grafka. Boksieri kosovar që bokson për Gjermaninë është përgatitur më së mirë për duelin ndaj polakut, i cili në vendin e tij renditet i pesti nga rëndësia në peshën e mesme.

Ky duel është vlefshëm për peshën super të mesme, pra deri në 76 kilogram dhe që është vetëm me 8 raunde. Krasniqi në duelin e fundit u mposht nga gjermani Arthur Abraham, përderisa kundërshtari i tij Grafka në karrierën e tij në boksin profesionist ka të fituar 20 nga 50 ndeshjet e zhvilluara.

Dueli Krasniqi-Grafka zhvillohet të shtunën në “Erdgas Arena” të Gjermanisë, me programin që do të nisë nga ora 20:00, pasi këtë natë do të zhvillohen edhe disa meçe tjera.

Leave a Reply