Taipi i lumtur që do të luaj me klubin më të trofeshëm kosovar, Prishtinën

Shqiprim Taipi i cili 6 muajt e ardhshëm do ti kalojë te skuadra e FC Prishtinës si i huazuar nga rradhët e Shkëndijës ka folur për herë të parë për “infOSport.mk” si futbolllist i një ndër skuadrave më me peshë në futbollin kosovar.

Ai ndjehet i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës kryesore nga kryeqendra kosovare, ndërsa gjithashtu foli edhe për debutimin e tij të bërë pikërisht ndaj një skuadre që ai njihte shumë mirë, Akademia Pandev.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë, të gjithë e dimë se në Kosovë është klubi më i trofeshëm, dhe vërtetë isha i lumtur që debutova me Prishtinën. Mikpritja ishte shumë e mirë, shokët e skuadrës më kanë prit shumë mirë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” nga Antalia e Turqisë futbollisti i Shkëndijës, Shqiprim Taipi, i cili si huazim te Prishtina shkoi si pjesë e transferimit të Visar Musliut në drejtimin e kundërt.

Taipi luajti tërë pjesën e dytë ndaj Akademia Pandev, në të cilën ndeshje Prishtina shënoi fitore të thellë 3:0.

Leave a Reply