Vardarit i bashkohet kamerunasi Bitang!

Futbollisti kamerunas Klarens Zhunior Bitang është futbollisti i rradhës që i është bashkuar skuadrës së Vardarit në përgatitjet në Antalia të Turqisë. Bëhet fjalë për një mesfushor 22-vjeçar , i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra nga Kameruni, Tajlanda dhe Greqia.

Në vendlindjen e tij ai kishte luajtur me ekipin e Les Astres, që më pas të transferohet në Tajlandë, duke veshur fanellat e skuadrave të Vuaçon Junajted, Buriram Junajted dhe Çainat.

Nndërkohë sa i përket karrierës së tij në Greqi, ai kishte luajtur me skuadra si Panilijakos, Olimpijakos Volos dhe Agrotikos, teksa së fundmi kishte veshur fanellën e Union Duala.

Vitin e kaluar ai kishte disa thirrje në ekipin e parë të Kombëtares së Kamerunit, ndërsa pritet që pas rikthimit të ekspeditës “kuq e zi” në Shkup, Bitang të ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën në vepër.

Leave a Reply