Di Maria me “triplet” çon PSZH-në në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Francës, pasi në 1/8 e finales ndaj Sochaux fitoi me rezultat 4:1. Vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë të lojës me anë të Angel Di Maria. Sochaux u mundua të reagonte dhe barazon përkohësisht rezultatin me golin e Martin.

Por barazimi zgjati shumë pak pasi Edison Cavani rivendosi avantazhin në minutën e 28’. Pas pushimit është sërish Di Maria që shënon dy gola të tjerë duke kompletuar tripletën e tij dhe golin e katërt të ekipit që vulosi kalimin në fazën tjetër. Di Maria është duke kaluar një formë fantastike pasi e filloi jo mirë sezonin.

Leave a Reply