“N11” nga Shkupi, agjensioni i ri për menaxhim të futbollistëve

“N11” është agjensioni më i ri për menaxhimin e futbollistëve. Ky agjension është i hapur nga ish futbollisti shkupjan, Armend Nexhipi, me të cilin pjesë e këtij menaxhmenti është edhe Jeton Kraba nga Zvicra.

Emri “N11” është bazuar nga mbiemri i vet familjes Nexhipi dhe numri 11 që u bë i njohur në futbollin vendor dhe në rajon nga vëllau i Armendit, Nderim Nexhipi, më këtë të fundit që aktualisht ushtron detyrën e drejtorit sportiv te skuadra e Kukësit në Shqipëri.

Agjensioni për menaxhim “N11” që nga funksionimi disa mujorë në listën e saj numron 16 futbollistë. Agjensioni në fjalë më shumë punon me transferime dhe lëvizje në futbollin vendor, kosovar dhe në Shqipëri, ndërsa vlenë të cekim se shumica e lojtarëve që e përbëjnë skaudrën e Lirisë së Prizrenit, janë nën menaxhimin “N11”.

Armend Nexhipi në ‘Sportmania’ flet për agjencionin e tij të ri për menaxhim të futbollistëve “N11”

Публикувахте от Tv Shenja в 5 февруари 2018 г.

Leave a Reply