Nejmar i vetëm përfiton më shumë se Kavani dhe Mbape!

Braziliani Nejmar me transferimin te PSZH-ja nga rradhët e Barcelonës, u bë futbollisti më i paguar në Francë. Sipas “L’Equipe”, Nejmar ka një rrogë aq të lartë, saqë vetë përfiton më shumë se dyshja tjetër shumë e njohur e PSZH-së, Edinson Kavani dhe Kilian Mbape.

“L’Equipe” ka publikuar sot listën e futbollistëve më të paguar në bazë të rrogave bruto që përfitojnë në muaj. Sipas kësaj gazete, Nejmar përfiton 3,067 milionë euro bruto në muaj, i ndjekur nga Kavani me 1,54 milionë euro dhe Mbape me 1,5 milionë euro.

Pas tyre vijnë një rresht futbollistësh të tjerë të PSG: Tiago Silva (1,33 mln), Di Maria (1,12 mln), Markinjos (1,12 mln), Tiago Mota (875 mijë) dhe Pastore (770 mijë). Emri i parë që nuk i përket PSG në këtë listë është ai i Radamel Falkaos, i cili renditet në vendin e 9 me 750 mijë euro në muaj.

Leave a Reply