Rabotniçki dhe Bellasica ndahen miqësisht në miqësoren e zhvilluar në Shkup

Rabotniçki sot në Shkup në stadiumin me barë sintetik në lagjen e Gjorçe Petrovit zhvilloi ndeshjen e saj të fundit në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

“Romantikët” barazun pa gola ndaj kampionëve të vjeshtës të Ligës së Dytë – Lindje, Bellasicës, ndaj të cilëve trajneri Goran Stankovski në fushë hodhi futbollistët tek të cilët shpreson të ju jap besimin edhe në ndeshjet zyrtare kampionale në stinorin pranveror, i cili starton pas një jave.

Rabotniçki ndeshjen e parë të kësaj faze do ta zhvillojë si vendas përballë Renovës.

Leave a Reply