Jasir Asani mungon ndaj Laçit! (VIDEO)

Futbollisti shkupjan, Jasir Asani ishte më i merituari për fitoren 2:1 të Partizanit ndaj Kamzës javën e shkuar. Asani realizoi të dy golat në fitoren e skuadrës nga kryeqendra shqiptare, mirëpo pas përfundimit të ndeshjes ai u ankua në një lëndim. Pikërisht ky lëndim rrezikon seriozisht paraqitjen e tij në ndeshjen e rradhës kundër Laçit.

Një goditje në kavilje ka bërë që Asani të mos stërvitet me grupin këto ditë, ashtu si edhe Bruno Telushi i cili është me temperaturë. Të dy rrezikojnë të mbeten jashtë sfidës delikate me Laçin, një skuadër kjo e cila në dy ndeshjet e para kishte mundur Partizanin.

Prania e Asanit në këtë ndeshje do të ishte një armë shtesë për të thyer këtë trend negativ gjtë këtij sezoni dhe për të ngjitur një shkallë më shumë në renditjen e Superligës shqiptare, në kërkim të zonës së Europës që është edhe objektiv kryesor i Partizanit për këtë sezon.

Partizani-Kamza (Përmbledhje)

Partizani-Kamza (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 4 февруари 2018 г.

Leave a Reply