Vakili bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës te Shkëndija (VIDEO)

Futbollistët e Shkëndijës pas rikthimit të tyre nga Antalia e Turqisë kishin tre ditë pushim, të cilët i shfrytëzuan në mënyrë maksimale. Ata sot i janë rikthyer procesit stërvitor, ndërsa me bashkëlojtarët e tij u njoftua përforcimi i parafundit i këtij afati kalimtar Alma Abbo Vakili.

Bëhet fjalë për një futbollist të krahut të majtë të mbrojtjes, i cili te Shkëndija erdhi nga rradhët e skuadrës lituaneze të Trakai, me të cilën skuadër “kuqezinjtë” u takuan në turin e tretë elimantorë të Liga Europa.

Mbrojtësi i majtë nigerian u prit ngrohtë nga stafi teknik dhe futbollistët, ndërsa menjëherë pas matjeve në hapsirat e klubit ai bashkë me grupin zhvilloi seancën e parë stërvitore. Me një pasqyrë të qartë pas fazës përgatitore, stafi teknik tani më balanson intensitetin e stërvitjeve për të pritur sa më të përgatitur sfidën e parë kampionale më 14 shkurt përballë Vardarit në Tetovë.

Leave a Reply