Alkantara rikuperohet nga lëndimi, iu rikthehet stërvitjeve!

Tiago Alkantara e ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin. Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Jupp Heynckes, teksa tha se nuk do të grumbullohet edhe për ndeshjen kundër Shalke 04, por që do të jetë i gatshëm nga java e ardhshme.

“Tiago është stërvitur mirë, por nuk është në skuadër për ndeshjen e nesërme. Jemi të lumtur që një lojtar si Thiago është kthyer”, tha Jupp Heynckes.

Thiago mungon që nga 23 nëntori i vitit të kaluar kur ishte lënduar në fitoren 2:1 të Bayern Munihut kundër Anderlechtit në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply