Sançez: Edhe kur isha në Arsenal, e mendoja Junajtedin si klubin më të madh në Angli!

Aleksis Sançez e ka quajtur Mançester Junajtedin si “klubin më të madh në Angli” dhe ka zbuluar se është larguar nga Arsenal për të fituar gjithçka të mundshme me “djajtë e kuq”. Sançez, i cili shkoi te skuadra e Hose Murinjos në këmbim të Henrikh Mkhitaryan, beson se ekipi i tij i ri është më i madhi në Britaninë e Madhe. 29-vjeçari mendon se u largua nga Arsenal për t’u përmirësuar përfundimisht si futbollist dhe kërkon me çdo kusht të jetë i suksesshëm me 13 herë fituesit e Premier Ligës.

“Unë mendoj se Manchester United, që kur isha i ri, dhe nuk po e them vetëm tani që jam këtu, sepse unë jam i ndershëm dhe nuk gënjej kurrë, është klubi më i madh në Angli. Kjo ka qenë ajo që mendoja edhe kur isha te Arsenal. Këtu ka shumë klube të mëdha dhe Arsenal është një prej tyre, padyshim që është i jashtëzakonshëm, por Mançester është një skuadër gjigante dhe trofetë që ka fituar në 30 vitet e fundit e tregojnë këtë. U largova nga Arsenal për t’u kompletuar si futbollist dhe të merrja përvojë në atë që globalisht njihet si një nga klubet më të mëdha të planetit”, ka thënë Sançez.

Leave a Reply