Grizman i siguroi tre pikë Atl. Madridit (VIDEO)

Ndjekësi më i afërt i Barcelonës në La Liga, Atl.Madridi ka shënuar fitore me shumë vlera në transfertën ndaj Malagas 0:1, në ndeshjen e javës së 23-të.

Golin e vetëm në këtë përballje të zhvilluar në “Kosta del Soll” e realizoi Antuan Griezman që në minutën e parë.

Edhe pse Malaga mban pozitën e fundit në tabelë, ata zhvilluan një ndeshje të barabartë sot përballë “jorganxhinjëve”, të cilët edhe sot nuk bindën me lojën e tyre.

Skuadra e Diego Simeones regjistroi fitoren e 8-të me rezultatin 1:0 këtë edicion, nga gjithsej 15-të, duke iu afruar në vetëm 6 pikë Barcelonës, që ndeshjen e javës së 23-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Getafes në “Kamp Nou”.

 

Leave a Reply