Gostivari mundi Lokomotivën, shënon sërish Florent Osmani

Dy skuadrat e Ligës së Dytë – Perëndim Gostivari dhe Lokomotiva sot në qytetin e Gostivarit zhvilluan një super ndeshje kontrolluese me 7 gola të shënuar, ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 4:3, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:1 falë golave të shënuar nga Betim Miftari dhe Ilirid Ademi, teksa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga dy gola.

Te Gostivari në këtë pjesë në listën e golashënuesve u regjistruan Florent Osmani dhe Admir Demiri.

Për sulmuesin shkupjan, Florent Osmani ishte ky goli i dytë në tre ndeshje të zhvilluara, duke pasur parasysh se shënoi golin e vetëm në miqësoren ndaj Pelisterit (1:0).

Leave a Reply