Maqedonia shënon rrënie në renditjen më të re të FIFA-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka shënuar rrënie për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Maqedonia ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë takim muajin e fundit, ka humbur një vend, me ç’rast tashmë renditet në pozitën e 74-të.

Sa u takon kundërshtarëve në kompeticionin më të afërt ndërkombëtar, Ligës së Kombeve, Armenia ndodhet në vendin e 91-të, Lihtenshtejni nuk ka lëvizuar fare, duke u pozicionuar në vendin e 182-të, ndërkohë Gjibraltari ndanë pozitën e fundit së bashku edhe me kombëtaret si Tonga, Somalia, Eritrea, Bahamet dhe Anguila.

Në TOP-10 nuk ka asnjë ndryshim, me Gjermaninë që udhëheq bindshëm renditjen me 1602 pikë, apo 118 pikë më shumë se Brazili i vendit të dytë, për të vijuar më pas kombëtaret si, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Leave a Reply