Kërcnohen inspektorët që hetojnë KF Skenderbeun!

Edhe pse me Skënderbeu i Korçës mbrëmë përmes një reagimi shfaqi optimizëm për vërtetim të pafajsisë në lidhje me kanosjen për përjashtim 10-të vjeçar nga garat europiane, sot shtëpia e futbollit europian UEFA në uebsajtin zyrtar ka konfirmuar hetimet për ekipin shqiptar për trukime të ndeshjeve.  Në deklaratën theksohet se Skënderbeut iu ndalua pjesëmarrja në kompeticionet europiane për sezonin 2016-2017 për trukim ndeshjesh, ndërsa çështja duket të vazhdojë pasi  informacione të tjera për trukime kanë ardhur në UEFA nga BFDS, Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve dhe organi më i lartë futbollistik europian ka sugjeruar masa ekstreme ndaj klubit shqiptar. Në të njëjtën kohë nga UEFA njoftojnë se se Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë.

“Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, thuhet mes tjerash në lajmin e publikuar në uebsajtin e UEFA-s, që vijon. “UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i që punon në këto çështje vendimtare mund të llogarisë mbështetjen e plotë të organizatës”. Këtë mesazh e ka mbmështetur edhe Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin. “Ne kurrë nuk do të lejojmë që stafi i UEFA-s që punon në këto çështje ose ndonjë çështje tjetër, t’i nënshtrohet kërcënimeve apo frikësimeve nga ndonjë palë e tretë.  Ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës, duke përfshirë 100% mbështetje personale nga unë”, është shprehur Çeferin.

Leave a Reply