Valencia me përmbysje mundi Malagan (VIDEO)

Skuadra e Valencias ka shënuar fitore 2:1 në transfertën ndaj Malagas në kuadër të javës së 24-të në La Liga. Skuadra nga “Mestalja” deri te fitorja erdhi falë një përmbysje, edhe atë të arritur në 10 minutëshin e fundit.

Ndryshe ishin vendasit ata të cilët shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të Ideje Braun në minutën e 27-të, të pjesës së parë, në të cilën edhe e dominuan ndeshjen. Megjithatë nuk ishte ashtu edhe në pjesën e dytë, kur Valencia ishte kundërshtarë më i mirë në fushë, ndërsa një gjë të tillë dëshmuan në 10 minutëshin e fundit, kur vetëm brenda 5 minutave shënuan dy gola.

Fillismiht Fransesk Koklen në minutën e 80-të barazoi shifrat në 1:1, teksa 5 minuta më pas Daniel Pareho nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë për Valencian, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren 1:2 të skuadrës së trajnerit Marselinjo.

Valencia me këtë fitore sërish rikthehet në pozitën e tretë me 46 pikë, 4 më shumë se Reali i Madridit në pozitën e katërt, mirëpo duke theksuar se “madrilenët” kanë edhe dy ndeshje më pak.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara gjatë ditës së sotme në La Liga, Sevilja dhe Barcelona shënuan fitore si mysafir ndaj Las Palmas, gjegjësisht Eibar, teksa Alaves në teren vendas me reuzltatin minimal 1:0 mundi Deportivo Lakorunjën.

La Liga, Java 24
Las Palmas 1 – 2 Sevilla
 Eibar 0 – 2 Barcelona
Alaves 1 – 0 Dep. La Coruna
 Malaga 1 – 2 Valencia

Leave a Reply