Arrestohet futbollisti i Viljarealit (VIDEO)

Mbrojtësi i Viljarealit, Ruben Semedo është arrestuar për shkak të një sulmi dhe vjedhjeje që ka kryer në Valencia, njoftojnë mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”. Futbollisti portugez bashkë edhe me dy të tjerë kanë sulmuar një person, i cili rastin e ka paraqitur në polici.

Personi në fjalë është mbajtur me pa dëshirë në vilën e futbollistit të Viljarealit. Ankesa ndaj portugezit 23-vjeçar Semedo në polici ishte dorëzuar më 12 shkurt, ndërsa futbollisti i “Nëndetëses së verdhë” është arestuar vetëm sot.

personi i rrëmbyer kishte pasur plagë në trup gjatë momentit të dorëzimit të ankesës në polici. Ruben Semedo dhe dy personat e tjerë bashkë me të thuhet se kanë kërcënuar viktimën me armë.

Leave a Reply