Iniesta: Në “Kam Nou” do të bëjmë lojë ndryshe!

Barcelona me Çelsin barazoi 1:1 në “Stemford Brixh” në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Andres Iniesta mendon që në takimin e kthimit në Kamp Nou do të luhet më ndryshe.

“Në shtëpi, do të jetë tjetër ndeshje. Me tifozët tanë në stadium, do të jenë një lojë tjetër.Do t’u qasemi zonave me më shumë përparësi. Do të jetë vështirë, sepse ata do të japin maskimumin, njësoj siç do të bëjmë edhe ne. Çelsi është një prej skuadrave më të mira në Evropë, ndërsa në Ligën e Kampionëve gjithçka mund të të kushtojë shumë”, është shprehur Iniesta pas ndeshjes.

Kujtojmë që Iniesta dhuroi asistin në golin e barazimit që shënoi Mesi.

Leave a Reply