Berisha me Atalantën eliminohen nga Liga Evropa, kualifikohet Dortmundi (VIDEO)

Portieri shqiptar, Etrit Berisha me Atalantën e tij i ka dhënë lamtumirën Liga Evropës për këtë sezon, pasi u eliminuan nga Dortmundi me rezultat të përgjithshëm 4:3. Padiskutim ndeshja më interesante e nates, e cila u mbyll me barazim 1:1, por me gjermanët që avansojnë më tej falë fitores 3:2 të shënuar një javë më parë.

Golat në përballjen e sotme u shënuan nga Toloi që realizoi për Atalantën, ndërsa Shmezler shënoi për Dortmundin. Kujtojmë që gardiani shqiptarë, ishte i shkëlqyer, duke mbrojtur portën e tij në shumë raste që kundërshtari ishte shumë afër për të shënuar.

Leave a Reply