Golden Stejti merr fitore ndaj Klipersave, mposhtet Klivlendi (VIDEO)

Rikthehen ndeshjet në kampionatin e basketbollit profesionist NBA, me Golden Stejtin që fiton Klipersat me rezultat 134:127. Ylli i “Verriorsave” Kerri ishte i jashtëzakonshëm në këtë përballje, duke koleksionuar 44 pikë dhe 10 asiste, ndërsa shkëlqyen edhe Djurant e Tompson me nga 24 respektivisht 19 pikë. Në radhët e Klipersave, më i miri rezultoi të jetë, Haris me 22 pikë, ndërsa Villiams shtoi edhe 21 tjera.

Ndërkohë disfatë ka pësuar Klivlendi që mposhtet nga Vashingtoni me shifrat 110:103. Mbreti Xhejms regjistroi 32 pikë, mirëpo ishin të pamjaftueshme për të evituar disfatën, ndërsa për ekipin fitues Bradli shkëlqeu me 18 pikë. Në ndeshjet tjera më interesante të natës, Oklahoma fitoi transfertën me Sakramenton me rezultat 107:110, ndërsa Çikago u mposht në shtëpi nga Filadelfia me shifrat 115:116.

Leave a Reply