Hekuran Avdylaj rikthehet në ring

Hekuran Avdylaj, kampioni i shumëfishtë i Evropës e botës edhe atë në disa versione ka filluar përgatitjet intensive për duelet e tij që e presin në vitin 2018.

Ai në një prononcim për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” tha se do të aktivizohet maksimalisht që ky vit të jetë i tij.

“Pas një pauze që kam pasur përshkak se më lindi djalë, u desh ti jap pak hapësirë familjes. Por tani ka 2 javë që kam filluar maksimalisht të përgatitem pasi me menaxherin tim kemi parapa disa ndeshje ti zhvillojmë këtë vit, kurse e para pritet të jetë në muajin maj, mandej në qershor si dhe gjatë verës. Shpresoj se ky vit do jetë i imi, andaj edhe do jap maksimumin që të arrij vetëm suksese”, – tha Avdylaj.

Cekim se ky kikboksier është i lindur në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, por që është me origjinë nga fshati Sushicë të Istogut. Deri më tani ai ka zhvilluar më shumë se 40 ndeshje ku shumicën i ka fitore.

Leave a Reply