A.Pandev do ti kërkojë pikët në tavolinë ndaj Shkëndijës (VIDEO)

Kush humb ka të drejtë të ankohet! I tillë është rasti edhe me skuadrën e Akademia Pandev, që ka paralajmëruar se pikët e humbura në Tetovë ndaj Shkëndijës do ti kërkojë në mënyrë administrative.

Kjo për faktin se Shkëndija rreth 16 minuta gjatë pjesës së parë luajti pa asnjë futbollistë të moshës nën 21-vjeçare, pas kartonit të kuq të Fazlagiç në minutën e 21-të. Tek në minutën e 36-të trajneri Qatip Osmani inkuadroi në lojë Shefit Shefitin në vend të Murat Adilit, i cili e kishte nisur ndeshjen si titullarë.

Fazlagiç ndëshkohet me të kuq

MOMENTI KUR FAZLAGIÇ U NDËSHKUA ME TË KUQ NGA ANA E ARBITRIT KRYESOR

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

“Ekipi ynë me disfatë kthehet nga Tetova kundër liderit Shkëndijës (1-0), por tre pikët do ti kërkojmë në “masën e gjelbërt”. Në minutën e 21-të Fazlagiç u ndëshkua me të kuq, ndërsa vendasit plotë 16 minuta luajtën në fushë pa një futbollistë të ri, kjo deri në minutën e 36-të kur në lojë u inkuadrua Shefit Shefiti në vend të Adilit. Rregullat janë të qarta, gjatë pjesës së parë ekipi duhet patjetër të ketë një futbollist të moshës së re, që në këtë rast kundërshtari ynë i sotëm nuk e kishte. Nëse respektohen rregullat dhe rregulloret e FFM-së, në të cilat besojmë sinqerisht, atëherë pikët duhet të na takojnë neve. Mund të konfirmojmë se edhe zyrtarisht do të paraqesim ankesën tonë lidhur me këtë rast” – thonë nga tabori i Akademia Pandev.

Ferhan Hasani shenon ndaj A. Pandev

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLFERHAN HASANI SHËNON GOLIN E SHUMËPRITUR NDAJ A. PANDEVSHKËNDIJA – AKADEMIA PANDEV 1:0(F. Hasani 79')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Leave a Reply