Sadiku debuton sonte me Levante, Bardhi nuk ndodhet as në bankinë

Reprezentuesi shqiptarë, Armando Sadiku do të debutojë sonte me Levanten, në ndeshjen e javës së 25-të, që skuadra nga Valencia do ta zhvillojë kundër Betisit të Riza Durmishit, i cili këtë ndeshje do ta nis vetëm nga bankina, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi shqiptar që u transferua te Levante në merkaton e dimrit, sot do të luajë për herë të parë me skuadrën e tij një ndeshje zyrtare. Sadiku tashmë ka lënë pas vetes dëmtimin, ndërsa gjithashtu ka lënë në stol edhe “bomberin” italian, Pacini.

Për dallim nga Sadiku, futbollisti shkupjan, Enis Bardhi nuk ndodhet as në bankinën e skuadrës vendase. Ndeshja Levante-Betis starton në ora 21:00.

Leave a Reply