Boks, Erzen Rrustemi triumfon me “Nokaut” përballë Elmetit

Fitore me “Nokaut” ka regjistruar Kampioni i Botës në pesha të rënda në VBF, Erzen Rrustemi përballë argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmeti me ndeshjen që u zhvillua në Karsluhe të Gjermanisë.

Rrustemi fitoi meçin ne raundin e dytë, pasi shqiptari me goditje të forta hedhi dy herë në dysheme argjentinasin, me çka arbitri ndërpreu ndeshjen dhe shpalli fitues boksierin me preardhje nga Zhegra e Gjilanit.

Rrustemi me këtë fitore mbrojti titullin në VBF, ndërsa fitoi edhe titullin në kategorinë GBU, duke çuar në 13-të numrin e fitoreve në po aq ndeshje të zhvilluara, që 11 prej tyre i ka të fituara me “Nokaut”./InfOSport.mk

Leave a Reply