Kampioni i tenisit, Rafael Nadal ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook, se ai nuk do të marrë pjesë në kompeticionet Miami dhe Indian Vells, për shkak të dëmtimit, që do e mbajë jashtë deri në vitin 2019.
“Për fat të keq, plaga e pësuar në Acapulco para fillimit të turneut është në të njëjtën zonë si ajo në Melburn. Unë nuk jam në gjendje të luaj Miami dhe Indian Vells, sepse unë kam nevojë për të marrë veten. Ishte shumë e dhimbshme për mua që të tërhiqesha nga Acapulco dhe është shumë e vështirë të mos luaj në Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj gjithçka të mundur që të jem atje përsëri në 2019”, ka shkruar Nadal.