Napoli rrëshqet në momentin më të papërshtatshëm (VIDEO)

Një natë e rëndë për gjithë “napolitanët”. Tifozët e klubit nga Jugu i Italisë fillimisht me sytë e tyre përcollën fitoren e Juves në transfertën ndaj Lacios me një gol të shënuar në minutën e tretë shtesë, që më pas të jenë dëshmitarë të humbjes së skuadrës së tyre të zemrës ndaj Romës në derbin e dytë nga gjithsej tre derbi ndeshjet e javës së 27-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e tranerit Mauricio Sari pësoi disfatë 2:4, dhe tashmë ka vetëm një pikë më shumë se skuadra e Juventusit në vendin e dytë, që ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Atalantës, që u anulua javën e kaluar për shkak të rreshurave të borës.


GOLAT NGA NDESHJA NAPOLI – ROMA 2:4 NDIQNI KËTU


Edin Xheko ishte superior në “Sao Paolo” duke shënuar dy gola (26’, 73), teksa nga një gol për Romën në këtë përballje shënuan edhe Under Xhengiz (7’) dhe Diego Peroti. Në anën tjetër golat për Napolin e Elseid Hysajt, i cili edhe sonte luajti për gjatë 90-të minutave i shënuar Insinje (6’) dhe Mertens, kur në minutat shtesë të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Napoli 2, Roma 4.

Me këtë fitore Roma me 53 pikë tashmë renditet në pozitën e tretë, ndërsa gjithashtu iu hakmorrë skuadrës “napolitane” për disfatën 0:1 në “Olimpiko” gjatë stinorit vjeshtor.

Leave a Reply