Bayerni i pamëshirshëm ndaj Freiburgut (VIDEO)

Me 3 fitore në 9 javët e mbetura, Bayern Munchen do të shpallet edhe një herë kampion i Gjermanisë. Suksesi 4-0 në fushën e Freiburg i afroi bavarezët me titullin. Ndeshja u zhbllokua nga autogoli i Schvolov në të 25-ën. Bayerni nuk tregoi mëshirë dhe realizoi me Tolisso, Vagner dhe Muller. Me fitoren e regjistruar, distanca nga Schalke e vendit të dytë rritet në 20 pikë dhe festa e titullit duket vetëm çështje kohe.

 

Leave a Reply