E konfirmoi edhe autopsia: Astori vdiq nga sulmi në zemër

Gjatë ditës së sotme ka dalë edhe autopsia e Davide Astorit, teksa vdekja e tij e papritur në ditën e dielë tronditi gjithë botën e futbollit. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori pas autopsisë së bërë u vërtetua se ka vdekur në gjumë nga një sulm në zemër.

Zemra e Astorit kishte filluar të ngadalësonte së punuari, deri në momentin final. Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin ku gjendej ekipi i Fiorentinës, në Udine, teksa skuadra përgatitej për të zhvilluar ndeshjen e javës së 27-të kundër Udinezes.

Varrimi i futbollistit italian do të bëhet gjatë ditës së nesërme në Firencë, aty ku gjatë ditës së sotme futbollistët e Fiorentinës zhvilluan edhe stërvitjen e parë pas kësaj tragjedie.

Leave a Reply