Ultrasit francez me flakadane dhe këngë zgjojnë nga gjumi pas mesnate futbollistët e Realit (VIDEO)

Ultrasit e Paris Sen Zhermenit mbrëmë u munduan që tu prishin ëndërrën futbollistëve të Realit të Madridit para ndeshjes së sotme të kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve Europian. Një turmë tifozësh u paraqitën para hotelit në ora 01:30. Ata menjëherë filluan me këngë dhe brohoritje nga më të ndryshmet, të cilët përcilleshin edhe me flakadane.

Duket se policia franceze nuk priste një gjë të tillë, pasi të njëjtit kanë arritur në vendngjarje vetëm pasi janë lajmëruar nga pronari i hotelit.

Nuk ka informacione nëse me këto brohoritje tifozët e PSZH-së ja kanë arritur qëllimit që të zgjojnë nga gjumi futbollistët e Zinedin Zidan, të cilët kanë një epërsi prej 3:1 nga ndeshja e parë.

Leave a Reply