Besart Ibraimi bombardon Vardarin (VIDEO)

Besart Ibraimi po shkëlqen në ndeshjen e kthimit të ¼ së finales  të Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Bomberi kërçovarë arriti të thyej mbrojtjen e kampionëve në fuqi brenda vetëm 10 minutave, duke arritur që të shënojë tre gola  në rrjetën e Aleksovskit. Golin e parë Ibraimi e realizoi në minutën e 54-të, kur pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e Armend Alimit, me të majtën e tij shënoi për 1:0.

Ibraimi mposht Aleksovskin

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA SHENON, IBRAIMI THYEN MBROJTJEN E VARDARITSHKENDIJA – VARDARI 1:0(B. Ibraimi 54')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më pas Ibraimi pasi u lirua dhe njëkohësisht turpëroi mbrojtësin e ri, Antovski, shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Aleksovskit.

Ibraimi super gol ndaj Vardarit

BESART IBRAIMI BOMBARDON VARDARINSHKENDIJA – VARDARI 2:0(B. Ibraimi 57')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

I njëjti futbollist vazhdoi të shkëlqejë edhe në vazhdimin e ndeshjes, duke u bërë një enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen mysafire, e cila u soll në mënyrë amatore në minutën e 75-të, duke i dhuruar një top Ibraimit,  i cili nuk fali, duke shënuar edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve.

Ibraimi rrumbullakson "hat-trikun" ndaj Vardarit

IBRAIMI NUK DI TE NDALET, SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ VARDARITSHKENDIJA – VARDARI 3:0(B. Ibraimi 65')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Me këtë rezultat Shkëndija veçmë ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ku do ju bashkohet skuadrave të Renovës, Akademia Pandevit dhe Pelisterit.

Leave a Reply