Super Ibraimi demolon Vardarin, edhe Musliu i përshëndeti me gol (VIDEO)

Shkëndija ka demoluar Vardarin në ndeshjen e kthimit të ¼ së finales në Tetovë, duke mundur këta të fundit me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore në këtë super përballje ishte Besart Ibraimi, i cili shënoi “hat-trik”. Bomberi kërçovarë shpërtheu në pjesën e dytë, duke bërë që mos të vërehet mungesa e Ferhan Hasanit, i cili për shkak të një dëmtimi braktisi fushën gjatë pjesës së parë.

Ibraimi mposht Aleksovskin

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA SHENON, IBRAIMI THYEN MBROJTJEN E VARDARITSHKENDIJA – VARDARI 1:0(B. Ibraimi 54')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Ibraimi golin e parë e realizoi në minutën e 54-të, kur pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e Armend Alimit, me të majtën e tij shënoi për 1:0.

Ibraimi super gol ndaj Vardarit

BESART IBRAIMI BOMBARDON VARDARINSHKENDIJA – VARDARI 2:0(B. Ibraimi 57')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më pas Ibraimi pasi u lirua dhe njëkohësisht turpëroi mbrojtësin e ri, Antovski, shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Aleksovskit.

Ibraimi rrumbullakson "hat-trikun" ndaj Vardarit

IBRAIMI NUK DI TE NDALET, SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ VARDARITSHKENDIJA – VARDARI 3:0(B. Ibraimi 65')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

I njëjti futbollist vazhdoi të shkëlqejë edhe në vazhdimin e ndeshjes, duke u bërë një enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen mysafire, e cila u soll në mënyrë amatore në minutën e 75-të, duke i dhuruar një top Ibraimit,  i cili nuk fali, duke shënuar edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve.

Visar Musliu i shenon ish skuadres se tij, Vardarit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLMUSLIU NDESHKON ISH SKUADREN E TIJSHKENDIJA – VARDARI 4:0(V. Musliu 80')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Ibraimi pas këtyre tre golave të shënuar në minutën e 80-të asistoi në golin e katërt të shënuar nga Visar Musliu, i cili u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe me kokë shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e mysafirëve shkupjan.

Shkëndija në këtë mënyrë siguroi një vend për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5:1, duke iu bashkuar skuadrave të Renovës, Akademia Pandevit dhe Pelisterit.

Leave a Reply