Ozil me një të arritur të madhe

Të gjithë kritikët e Mesut Ozil duhet të ndalojnë, pasi mesfushori i Arsenalit mund të lëvdërohet me një të arritur të madhe. Kampioni i Botës me Gjermaninë tashmë ka marrë pjesë në 100 gola të shënuar të Arsenalit në të gjitha kompeticionet, pasi ka arritur të shënojë 37 gola, ndërsa në 63 të tjerë ka qenë në rolin e asistuesit.

Mbrëmjen e sotme turko-gjermani asistoi në të dy golat e shënuar nga Mikhtarian dhe Ramzi ndaj Milanit në “Xhuzepe Meaca” në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Liga Europa.

Ozil një gjë të tillë ka arritur në 189 ndeshje me fanellën e Arsenalit, që nga transferimi i tij nga rradhët e Realit të Madridit gjatë vitit 2013-të.

Leave a Reply