Sadiku rikthehet me maskë në stërvitje te Levante (VIDEO)

Përplasja me ish portierin e Milanit dhe Realit të Madridit, Diego Lopez, i kushtoi thyerjen e hundës, sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku.

Pas incidentit të së dielës, në sfidën Levante-Espanyol, sulmuesi i është rikthyer tashëm stërvitjes me skuadrën, teksa i është vendosur edhe një maskë, për të mbrojtur kockën e thyer të hundës.

Sadiku është parë të stërvitet me maskë, pasditen e sotme, teksa prezenca e tij në ndeshjen e fundjavës, nuk është në dyshim.

Leave a Reply