Emini ka në mendje vetëm fitoren ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Izair Emini ka folur në prag të ndeshjes me Rabotniçkin, kundërshtarin e rradhës së Shkëndijës, skuadër kjo që shihet favorite edhe në takimin e nesërm që do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, njofton “infOSport.mk”. Emini pas një kohe të gjatë gjeti golin me fanellën e “kuqezinjëve”, duke i shënuar Pobedës, mirëpo kjo ka pak rëndësi për të, pasi që më e rëndësishme sipas sulmuesit tetovar është që Shkëndija të fitoj ndeshje pas ndeshje dhe në fund ti gezohet titullit të kampionit.

“Pas asaj fitore në kuadër të Kupës me Vardarin, atmosfera është shumë e mirë dhe jemi në një pozitë shumë të mirë, mendoj se do të shkojmë shumë të relaksuar ndaj Rabotniçkit ku normalisht prioriteti ynë është arkëtimi i tre pikëve. Mendoj se çdo gjë është në rregull dhe se nuk kemi çfarë të humbasim atje dhe do luajmë vetëm për fitore dhe asgjë tjetër” – u shpreh Izair Emini për faqen zyrtare të klubit tetovar.

Ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës starton në ora 14:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri shkupjan,  Dimitar Meçkarovski, të cilit do ti ndihmojnë Dejan Nedellkovski dhe Goce Petreski.

Leave a Reply