Neziri: Të fitojmë Pelisterin dhe hap pas hapi të ngjitemi në tabelë

Të shtunën në Tetovë Renova do të mirëpret Pelisterin në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Që të dyja skuadrat gjatë stinorit pranveror nuk dinë për disfatë, me Renovën që ka 4 barazime nga po aq ndeshje, teksa Pelisteri në 3 ndeshje (ndeshja me Sileksin u anulua) ka arritur një fitore dhe dy barazime. Tereni vendas shihet si përparësi për “gjpspunuesit”, të cilët pikërisht në këtë ndeshje shohin rastin për të marrë fitoren e parë këtë stinor.

“Të shtunën nga pret një ndeshje e rëndë. Pelisteri është një skuadër që po lufton për mbijetesë dhe përveç tre pikëve neve nuk na intereson asgjë tjetër. Për këtë duhet të angazhohemi maksimalisht, të japim maksimumin dhe të fitojmë tre pikët dhe në vazhdimësi të kampionatit të jemi më të qetë psiqikisht dhe hap pas hapi të ngjitemi më lartë, me qëllim që sa më shpejtë të sigurojmë mbijetesën” – tha Mexhit Neziri në prag të ndeshjes së nesërme kundër Pelisterit.

Rikujtojmë falë golit të Nezirit në minutën e 90-të, Renova i shëptoi disfatës javën e kaluar në transfertën në Shkup ndaj Skopjes.

Leave a Reply