Bajern Munihu demolon Hamburgun, javën tjetër mund të shpallet kampion (VIDEO)

Bajerni i Munihut ashtu edhe siç pritej ka demoluar Hamburgun në ndeshjen e javës së 26-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”. Sot të besuarit e trajnerit Jup Hajnkes mundën ekipin e Mavrajt me rezultatin e thellë 6:0, duke arritur kështu një diferencë prej 20 pikësh ndaj skuadrës së vendit të dytë, Shalke 04.

Me fitore eventuale ndaj Lajpcigut javën që vjen dhe një mos suksesi të Shalke 04 ndaj Dortmundit, skuadra “bavareze” mund tu gëzohet titullit të 28 kampion. Rekordin për titullin më të shpejtë kampion e mban pikërisht skuadra e Bajernit të Munihut, për 27 javë gjatë sezonit 2013/14.

Sa i përket takimit ndaj Hambrugut dhe fitores së thellë, atë e paralajmëroi francezi, Frank Riberi me golin e shënuar që në minutën e 8-të. I njëjti futbollist gjatë pjesës së dytë shënoi edhe një gol tjetër, njëjtë sikurse edhe Arjen Roben, teksa 3 gola në këtë ndeshje për ekipin “bavarez” realizoi Robert Levandovski.

Fitores iu gëzua edhe Augsburgu në transfertën ndaj Hanoverit, Herta dhe Frajburgu i Amir Abrashit barazuan pa gola, teksa Hofenhajmi në teren vendas me rezultatin 3:0 mundi Volfsburgun e Admir Mehmedit.

Bundesliga, Java XXVI

Bayern 6 – 0 Hamburger SV
Hannover 1 – 3 Augsburg
Hertha 0 – 0 Freiburg
Hoffenheim 3 – 0 Wolfsburg
B. Leverkusen 18:30 B. Monchengladbach

Leave a Reply